SPORTI

Lutfi Dalipi refuzon Zvicrën, pritet të zgjedhë Kosovën ose Shqipërinë

Kosova.Today ·

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Lutf(i) Dalipi, ka refuzuar të përfaqësojë Zvicrën, ndërsa e ardhmja e tij ndërkombëtare pritet të jetë te Kosova ose Shqipëria, transmeton albinfo.ch. 20-vjeçari, i cili po kalon një sezon të mirë me FC...

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Lutf(i) Dalipi, ka refuzuar të përfaqësojë Zvicrën, ndërsa e ardhmja e tij ndërkombëtare pritet të jetë te Kosova ose Shqipëria, transmeton albinfo.ch.

20-vjeçari, i cili po kalon një sezon të mirë me FC Vaduzin, ka regjistruar 14 kontribute në gola në kampionat, por pavarësisht formës së tij, nuk është përfshirë në planet e përfaqësueses zvicerane.

Madje, Dalipi ka refuzuar edhe një ftesë për ndeshjet e ardhshme të Zvicrës U-21. Arsyeja e tij, sipas raportimit, është se nuk dëshiron t’ia zërë vendin një futbollisti tjetër, nëse vendimin për të ardhmen e tij ndërkombëtare tashmë e ka marrë.

Futbollisti i Vaduzit i kishte premtuar gjyshit të tij se në të ardhmen do të luante për Shqipërinë ose Kosovën.

Vendimi përfundimtar se cilën përfaqësuese do ta zgjedhë pritet të bëhet i ditur gjatë javëve të ardhshme.

Kështu, Kosova dhe Shqipëria mund të fitojnë një futbollist që po spikat me paraqitjet e tij në futbollin zviceran.

The post Lutfi Dalipi refuzon Zvicrën, pritet të zgjedhë Kosovën ose Shqipërinë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Lindrit Kamberi merr ftesën e parë nga Kosova

05.11.2026

Shpërtheu me Comon, Fabregas merr “ofertën” e papritur

05.11.2026

Milan i shkakton Interit humbjen e parë në Serie A

01.11.2026

Klubi i njohur spanjoll synon transferimin e Vedat Muriqit në janar

01.11.2026