SHQIPERIA

Aksident në aksin Berat-Dimal, makina përplas biçikletën dhe këmbësoren! Humb jetën 63-vjeçari

Kosova.Today ·

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në aksin Berat-Dimal. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Moravë, ku si pasojë ka humbur jetën një 63-vjeçar. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:15 ku një automjet është përplasur me biçikletën...

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në aksin Berat-Dimal. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Moravë, ku si pasojë ka humbur jetën një 63-vjeçar. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:15 ku një automjet është përplasur me biçikletën që drejtohej nga 63-vjeçari.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ai ndërroi jetë në vendngjarje. Gjatë aksidentit është dëmtuar edhe një këmbësore. Ajo është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

“Berat/Informacion paraprak Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Berat–Dimal, në fshatin Moravë, shtetasi J. D., duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me shtetasin K. S., 63 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. S. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Gjithashtu, gjatë përplasjes është dëmtuar edhe këmbësorja, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

The post Aksident në aksin Berat-Dimal, makina përplas biçikletën dhe këmbësoren! Humb jetën 63-vjeçari appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale

08.11.2026

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e arsyetuar për ministren virtuale “Diella”

09.11.2026

Tensione në protestën para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë gjobat e policisë

09.11.2026

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari Arnold Jaho, i dënuar me 7 vite burg dhe i akuzuar për disa vepra penale

08.11.2026