SHQIPERIA

Tensione në protestën para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë gjobat e policisë

Kosova.Today ·

Ka nisur protesta e radhës në Tiranë, ku qytetarë, të rinj dhe studentë janë mbledhur edhe këtë të hënë para godinës së Kryeministrisë. Tubimi vjen pas protestave të zhvilluara ditët e fundit, të cilat janë shoqëruar edhe me përplasje mes...

Ka nisur protesta e radhës në Tiranë, ku qytetarë, të rinj dhe studentë janë mbledhur edhe këtë të hënë para godinës së Kryeministrisë.

Tubimi vjen pas protestave të zhvilluara ditët e fundit, të cilat janë shoqëruar edhe me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, rreth orës 19:45, janë regjistruar debate të tensionuara mes disa qytetarëve dhe punonjësve të policisë, të cilët po vendosnin gjoba administrative për personat e konstatuar në protestë. Efektivët u kanë kërkuar qytetarëve dokumentet e identifikimit për të kryer procedurën e ndëshkimit administrativ, por janë përballur me kundërshtimin e tyre.

Një qytetar i tha Euronews se ishte ndaluar nga policia teksa po kalonte në trotuar dhe se një efektiv i kishte komunikuar se ishte fotografuar gjatë tubimit.

“Po kaloja në trotuar dhe një punonjës policie më kërkoi mjetin e identifikimit, duke më thënë se isha fotografuar në tubim. Polici po bënte gjobën, por unë nuk ia firmosa dhe i kërkova arsyen. Më tha se isha fotografuar në tubim. Unë i thashë se kisha qenë duke kaluar në trotuar me shokët. Më ndaloi dhe më tha se isha konstatuar në foto”, rrëfeu qytetari për Euronews.

Megjithatë, pas incidentit, efektivët e policisë janë larguar nga zona.

The post Tensione në protestën para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë gjobat e policisë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Berisha për përplasjet në protestë: Personat që krijuan incidente ishin të paguar, nuk ishin studentë

08.11.2026

Masakra në Poloni, shqiptari nga Krakov ndan detajet: Autori i veshur me antiplumb dhe veshje ushtarake

08.11.2026

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

08.11.2026

Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma

09.11.2026