Aksident në aksin Lushnjë–Berat, makina përfundon në kanal, udhëtonin tre motra dhe një foshnjë
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë, ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e automjetit, i cili...
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë, ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e automjetit, i cili ishte marrë me qira, ka humbur kontrollin mbi mjetin. Në makinë udhëtonin tre motra, të cilat dyshohet se kishin ardhur nga Anglia dhe ishin nisur drejt Beratit, si dhe një foshnjë rreth dy muajshe.
Si pasojë e aksidentit, njëra prej pasagjereve ka mbetur e plagosur lehtë. Ajo dhe foshnja janë transportuar në spitalin e Lushnjës për kontroll mjekësor.
Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor, duke bërë që drejtuesja të mos dallonte kthesën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
The post Aksident në aksin Lushnjë–Berat, makina përfundon në kanal, udhëtonin tre motra dhe një foshnjë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.