SHQIPERIA

Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave

Kosova.Today ·

Policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, ku janë ngritur pika të posaçme për verifikimin e automjeteve dhe personave që hyjnë në qytet. Në operacion janë angazhuar edhe drejtuesit...

Policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, ku janë ngritur pika të posaçme për verifikimin e automjeteve dhe personave që hyjnë në qytet.

Në operacion janë angazhuar edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, ndërsa kontrollet po kryhen në kuadër të masave për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale.

Sipas informacioneve paraprake, objektivi i këtij aksioni është identifikimi dhe kapja e personave në kërkim, veçanërisht e individëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe evidentimi i sendeve të paligjshme që mund të transportohen në automjete.

Kontrollet janë përqendruar te automjetet dhe personat që hyjnë në qytet, ndërsa aksioni synon forcimin e pranisë policore dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale në Vlorë.

The post Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kontroll i befasishëm në burgun e Shkodrës, gjendet një telefon iPhone në ambientet e përbashkëta

13.11.2026

Era e fortë lë pa energji elektrike 6 fshatra në Lekas të Korçës, terreni malor vështirëson riparimin e defekteve

13.11.2026

Ambasadori Wendt takim me studentët: Ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë, të frymëzuar nga SHBA

13.11.2026

Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës përcakton tarifat e reja

12.11.2026