JETA

Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën një kosovar, plagoset vëllai i tij

Kosova.Today ·

Një aksident i rëndë është regjistruar në Has, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij 38-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, ku një mjet sportiv...

Një aksident i rëndë është regjistruar në Has, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij 38-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, ku një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht, shkruan BallkanWeb.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, viktima është shtetasi A. Q., 46 vjeç, i cili drejtonte mjetin. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vend, ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, është plagosur dhe është transportuar në spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Protesta kundër vrasjes së grave, nisin të mblidhen qytetarët

07.11.2026

Zvicra refuzon statusin e mbrojtjes për 286 ukrainas, mes tyre 123 fëmijë

09.11.2026

Nga Raiffeisen u largua pas skandalit, në TEB mban pozitë drejtuese – kush e verifikoi të kaluarën e Albion Feratit dhe çfarë garancie kanë klientët?

07.11.2026

Industria e naftës akuzohet për pengimin e luftës kundër ndryshimeve klimatike në Zvicër

09.11.2026