MAQEDONIA

Pas akuzave nga BDI për insulinën, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Kosova.Today ·

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave të BDI-së lidhur me shitjen e kompanisë farmaceutike “Phoenix Pharma” te kompania serbe VEGA, transaksion që sipas BDI-së është miratuar më 3 prill 2025. Në një përgjigje...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave të BDI-së lidhur me shitjen e kompanisë farmaceutike “Phoenix Pharma” te kompania serbe VEGA, transaksion që sipas BDI-së është miratuar më 3 prill 2025.

Në një përgjigje për TV Koha, Taravari ka mohuar të ketë pasur informacion për këtë transaksion, duke theksuar se shitblerja e kompanive private nuk është në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Kompanitë private, kush i shet dhe kush i blen, nuk janë çështje që bien në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë. Nuk kam pasur asnjë informacion se kush e ka shitur apo blerë ndonjë kompani të caktuar. Kjo nuk është përgjegjësi e ministrit dhe as e Ministrisë së Shëndetësisë”, ka deklaruar Taravari për TV Koha.

Deklarata e tij vjen pasi BDI ngriti pikëpyetje për marrjen e kontrollit të “Phoenix Pharma” nga kompania serbe VEGA, duke vënë në fokus edhe periudhën kur Taravari drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ja për sa denarë lirohen çmimet e derivateve të naftës

16.11.2026

VLEN: “Kopili” e ka babën politik në Zajaz!

15.11.2026

Iseni: Davor Macura i blen aksionet për hyrjen e “Alta Bankës” drejtpërdrejt nga krushku i Ali Ahmetit

14.11.2026

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

13.11.2026