BOTA

Alarm për bomba në qiellin evropian, tre avionë të Ryanair detyrohen të ulen në Bullgari

Kosova.Today ·

Tre avionë të kompanisë ajrore „Ryanair“ kanë kryer ulje të jashtëzakonshme në Bullgari mëngjesin e sotëm, pas një serie kërcënimesh për bomba. Dy prej avionëve, që fluturonin nga Kopenhaga dhe Madridi, janë ulur në aeroportin e Sofjes, ndërsa...

Tre avionë të kompanisë ajrore „Ryanair“ kanë kryer ulje të jashtëzakonshme në Bullgari mëngjesin e sotëm, pas një serie kërcënimesh për bomba.

Dy prej avionëve, që fluturonin nga Kopenhaga dhe Madridi, janë ulur në aeroportin e Sofjes, ndërsa avioni i tretë, që vinte nga Londra, ishte drejtuar për ulje në aeroportin e Plovdivit.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria bullgare e Transportit për televizionin NOVA.

Deri më tani nuk ka informacione shtesë për përmbajtjen e kërcënimeve, ndërsa mbetet e paqartë nëse gjatë kontrolleve janë gjetur objekte të dyshimta në avionë.
Ky është rasti më i ri në serinë e kërcënimeve me bomba që kanë alarmuar autoritetet e aviacionit në Evropë.

Vetëm të mërkurën janë raportuar kërcënime ndaj shtatë avionëve në disa vende evropiane, dy prej të cilëve kishin destinacion Sofjen. Kontrollet dhe masat e sigurisë janë shtuar, ndërsa autoritetet po hetojnë origjinën e kërcënimeve.

The post Alarm për bomba në qiellin evropian, tre avionë të Ryanair detyrohen të ulen në Bullgari appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Policia njofton se ka vdekur në spital i dyshuari i sulmit në Krakov

09.11.2026

Sateliti i NASA-s do të bjerë sonte në Tokë pas 22 vitesh në hapësirë, a ka rrezik për njerëzit? Ja zonat ku mund të përfundojnë mbetjet e tij

04.11.2026

Rikthehet për në Beograd avioni me Aleksandar Vulinin që ishte nisur për Moskë

04.11.2026

Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shpërngulem në Izrael dhe bëhem kryeministër

04.11.2026