MAQEDONIA

Alarm për sigurinë ushqimore: Kosova bllokon produktet e një qumështoreje nga Maqedonia, zbulohet bakteri E. coli!

Kosova.Today ·

Autoritetet e Kosovës kanë ndaluar importin e produkteve të një qumështoreje nga Maqedonia e Veriut, pasi në disa dërgesa është konstatuar prania e bakterit Escherichia coli (E. coli). Pas këtij vendimi, Agjencia e Ushqimit dhe...

Autoritetet e Kosovës kanë ndaluar importin e produkteve të një qumështoreje nga Maqedonia e Veriut, pasi në disa dërgesa është konstatuar prania e bakterit Escherichia coli (E. coli).

Pas këtij vendimi, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar kontroll të jashtëzakonshëm inspektues në qumështoren përkatëse.

Sipas AUV-së, ndalesa është vendosur në fillim të nëntorit, por institucioni pretendon se nuk ka marrë njoftim zyrtar nga autoritetet kosovare.

Ende nuk dihet emri i qumështores, cilat produkte janë të prekura dhe nëse të njëjtat seri janë shitur edhe në tregun vendor.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë në shtator, shumica dërmuese nga Turqia

12.11.2026

Radev: Problemet e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut po thellohen

12.11.2026

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe pranimin e terapisë

12.11.2026

Kambovski: Besimi në gjyqësor nuk mund të rikthehet me fjalime dhe retorikë boshe

13.11.2026