SHQIPERIA

Alarmet për bombë në Europë, Wizz Air: Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit, prioriteti ynë kryesor

Kosova.Today ·

Në lidhje me raportimet e ditëve të fundit për kërcënime me bombë ndaj disa fluturimeve në Europë, Wizz Air ka dalë me një reagim ku siguron opinionin publik se çdo situatë po trajtohet me seriozitetin maksimal, në bashkëpunim të ngushtë me...

Në lidhje me raportimet e ditëve të fundit për kërcënime me bombë ndaj disa fluturimeve në Europë, Wizz Air ka dalë me një reagim ku siguron opinionin publik se çdo situatë po trajtohet me seriozitetin maksimal, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kompetente dhe në përputhje me protokollet ndërkombëtare të sigurisë.

Wizz Air konfirmon se të gjithë avionët e përfshirë në këto raportime janë ulur në mënyrë të sigurt, ndërsa autoritetet përkatëse po vijojnë kontrollet dhe verifikimet e nevojshme.

Këto kërcënime nuk kanë qenë të kufizuara vetëm ndaj Wizz Air, por kanë prekur edhe kompani të tjera ajrore europiane, duke sjellë në disa raste devijime fluturimesh dhe aktivizimin e masave parandaluese të sigurisë.

Kompania mbetet në koordinim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse, duke zbatuar me përpikëri procedurat e përcaktuara dhe duke ndjekur nga afër çdo zhvillim.

Siguria dhe mirëqenia e pasagjerëve dhe ekuipazhit mbeten prioriteti absolut i Wizz Air.

The post Alarmet për bombë në Europë, Wizz Air: Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit, prioriteti ynë kryesor appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari

08.11.2026

Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju

09.11.2026

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

08.11.2026

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, në vend të tij emërohet Andrea Shllaku

09.11.2026