JETA

Ambasada britanike në Kosovë: Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve duhet të hetohen, përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Kosova.Today ·

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka shkruar në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë për Krimet ndaj Gazetarëve. Ata kanë thënë se Mbretëria e Bashkuar qëndron përkrah gazetarëve në Kosovë dhe në mbarë botën. “Asnjë...

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka shkruar në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë për Krimet ndaj Gazetarëve.

Ata kanë thënë se Mbretëria e Bashkuar qëndron përkrah gazetarëve në Kosovë dhe në mbarë botën.

“Asnjë gazetar nuk duhet të përballet me kërcënime, dhunë apo ngacmime për shkak të kryerjes së punës së tij. Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve duhet të hetohen dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Gazetarët duhet të jenë të lirë të raportojnë, të hetojnë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga pushteti, pa pasur frikë. Luftimi i pandëshkueshmërisë është thelbësor për mbrojtjen e lirisë së medias dhe garantimin e së drejtës së publikut për informim të pavarur”, thuhet në komunikatë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mbrëmje letrare në Vjenë, shkrimtarët shqiptarë prezantojnë krijimtarinë e tyre

07.11.2026

Isuf Sherifi prezanton librin e ri “Mërgimi – Mes Säntis-it dhe mallit” në St. Gallen

09.11.2026

Neuchâtel synon zgjerimin e pilot-projektit për shkollimin gjatë gjithë ditës

10.11.2026

Libri i Enver Dugollit sjell në Gjenevë dëshmitë e qëndresës dhe kujtesës historike

09.11.2026