KOSOVA

Ambasada e SHBA paralajmëron se mund të ketë protesta në Prishtinë në javët në vijim, thirrje shtetasve amerikanë të jenë ‘‘vigjilentë’’

Kosova.Today ·

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një komunikate për media, ka paralajmëruar se gjatë javëve në vijim në Prishtinë pritet të mbahen protesta, të cilat, mund të përhapen edhe në zonat përreth. Nga ambasada shtohet se...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një komunikate për media, ka paralajmëruar se gjatë javëve në vijim në Prishtinë pritet të mbahen protesta, të cilat, mund të përhapen edhe në zonat përreth.

Nga ambasada shtohet se, këto protestat mund të nisin në mënyrë paqësore, porse, ‘’ mund të përshkallëzohen shpejt dhe pa paralajmërim, duke shkaktuar pengesa në trafik, ndërprerje të shërbimeve dhe, në disa raste, mbyllje të rrugëve’’.

‘’ Personelit të Ambasadës në Prishtinë i rekomandohet vazhdimisht që të shmangë protestat dhe tubimet e mëdha. Në orët para dhe gjatë protestave, pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje të rrugëve, devijime të trafikut dhe pengesa në qarkullim. Nëse ndodheni pranë një proteste, qëndroni vigjilentë dhe vendoseni sigurinë tuaj personale në radhë të parë’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata e plotë:

Protestat janë duke vazhduar dhe pritet të mbahen edhe gjatë javëve në vijim në Prishtinë, ku pjesëmarrësit ka të ngjarë të grumbullohen në qendër të qytetit. Protestat mund të përhapen me shpejtësi edhe në zonat përreth, pa paralajmërim të mjaftueshëm paraprak.

Demonstratat dhe tubimet e mëdha mund të nisin në mënyrë paqësore, por mund të përshkallëzohen shpejt dhe pa paralajmërim, duke shkaktuar pengesa në trafik, ndërprerje të shërbimeve dhe, në disa raste, mbyllje të rrugëve. Personelit të Ambasadës në Prishtinë i rekomandohet vazhdimisht që të shmangë protestat dhe tubimet e mëdha.

Në orët para dhe gjatë protestave, pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje të rrugëve, devijime të trafikut dhe pengesa në qarkullim. Nëse ndodheni pranë një proteste, qëndroni vigjilentë dhe vendoseni sigurinë tuaj personale në radhë të parë. Ndiqni mediat lokale dhe uebfaqen e Ambasadës për informacionet më të fundit.

Veprimet që rekomandohen:

Shmangni zonat ku po mbahen protestat.

Tregoni kujdes nëse papritur gjendeni pranë tubimeve të mëdha ose protestave.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj dhe përcillni mediat lokale për përditësime.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Anton Quni: Djali im kreu shërbimin obligativ ushtarak kroat, për ne Kroacia s’është thjesht vend i huaj, por shtet mik

12.11.2026

Futet në rend dite Ligji për Specialen, 79 deputetë votojnë pro mocionit të PDK-së

12.11.2026

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

11.11.2026

“Beteja vazhdon”, Erjon Vishkulli jep lajmin pas ndërhyrjes kirurgjikale

11.11.2026