JETA

Ambasada e Zvicrës diskuton ndërkombëtarizimin e skenës muzikore të Kosovës

Kosova.Today ·

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka bërë të ditur se ka mbështetur një diskutim mbi ndërkombëtarizimin e skenës muzikore të Kosovës, në kuadër të aktivitetit Prishtina Music Conference Week, përcjell albinfo.ch. Paneli i organizuar nga Better...

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka bërë të ditur se ka mbështetur një diskutim mbi ndërkombëtarizimin e skenës muzikore të Kosovës, në kuadër të aktivitetit Prishtina Music Conference Week, përcjell albinfo.ch.

Paneli i organizuar nga Better Together është mbajtur në hapësirën Deep Space Prishtina, ku tema kryesore ishte: “Si mund të arrijë skena muzikore e Kosovës në skenën ndërkombëtare?”.

Mbrëmjen e ka hapur shefi i bashkëpunimit në Ambasadën e Zvicrës, Mattia Poretti, i cili ka shënuar edhe përvjetorin e parë të platformës ThisisKosova.Art, e mbështetur nga Zvicra dhe e dedikuar promovimit të talentit kreativ të Kosovës.

Ambasada ka falënderuar artistët pjesëmarrës, ekipin e platformës ThisisKosova.Art dhe moderatorin Philipp Konrad Labhart për diskutimin dhe shkëmbimin e përvojave mbi mundësitë e prezantimit të krijimtarisë muzikore kosovare në arenën ndërkombëtare./Albinfo.ch

The post Ambasada e Zvicrës diskuton ndërkombëtarizimin e skenës muzikore të Kosovës appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicër: Iniciativa për ndalimin e fishekzjarrëve, paqartësi për festat tradicionale

11.11.2026

Lucerni synon t’u japë të rinjve nga mosha 14-vjeçare më shumë zë në politikë

11.11.2026

Kërcënimet me bomba në aviacionin evropian, Zvicra ftohet në takimin e BE-së

10.11.2026

Uji nga kondicioneri mund të bëhet shpëtim për lulet, xhamat dhe të ju kursejë para

10.11.2026