Ambasada e Zvicrës diskuton ndërkombëtarizimin e skenës muzikore të Kosovës
Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka bërë të ditur se ka mbështetur një diskutim mbi ndërkombëtarizimin e skenës muzikore të Kosovës, në kuadër të aktivitetit Prishtina Music Conference Week, përcjell albinfo.ch.
Paneli i organizuar nga Better Together është mbajtur në hapësirën Deep Space Prishtina, ku tema kryesore ishte: “Si mund të arrijë skena muzikore e Kosovës në skenën ndërkombëtare?”.
Mbrëmjen e ka hapur shefi i bashkëpunimit në Ambasadën e Zvicrës, Mattia Poretti, i cili ka shënuar edhe përvjetorin e parë të platformës ThisisKosova.Art, e mbështetur nga Zvicra dhe e dedikuar promovimit të talentit kreativ të Kosovës.
Ambasada ka falënderuar artistët pjesëmarrës, ekipin e platformës ThisisKosova.Art dhe moderatorin Philipp Konrad Labhart për diskutimin dhe shkëmbimin e përvojave mbi mundësitë e prezantimit të krijimtarisë muzikore kosovare në arenën ndërkombëtare./Albinfo.ch
The post Ambasada e Zvicrës diskuton ndërkombëtarizimin e skenës muzikore të Kosovës appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.