SHQIPERIA

Ambasadori i Izraelit: Njerëzit që urrenin hebrenjtë tani nuk kanë frikë ta shprehin

Kosova.Today ·

Gjatë një interviste për Euronews, Ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri, Ohad Nakash Kaynar, foli dhe për antisemitizmin, teksa tha se pas sulmeve të 7 tetorit 2023 njerëzit që më parë e fshihnin urrejtjen ndaj hebrenjve, tashmë ndihen...

Gjatë një interviste për Euronews, Ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri, Ohad Nakash Kaynar, foli dhe për antisemitizmin, teksa tha se pas sulmeve të 7 tetorit 2023 njerëzit që më parë e fshihnin urrejtjen ndaj hebrenjve, tashmë ndihen të lirë ta shprehin atë publikisht.

“Që prej sulmeve të 7 tetorit, çdo antisemit i cili ka jetuar me urrejtje në zemër por ka pas turp ta thotë dhe nuk e lejonte vetën ta thoshte ngaqë nuk ishte e pranueshme, çdonjëri nga këta njerëz krejt papritur gjetën pandëshkueshmëri. Tanimë mund të thonë se hebrenjtë duhet të vriten, duhen të shkojnë te dhomat e gazit, duhet të vriten. Thonë se palestinezët duhet të lirohen nga lumi te deti. Njerëzit nuk e kuptojnë kur e thonë. Nga lumi në det do të thotë, tërë toka e Izraelit, që do të thotë se nuk ka më Izrael. Ku do të shkojnë këta 10 milionë njerëz? Do të zhduken? Do të vriten në dhomë gazi? Njerëzit lejojnë veten e tyre të thonë gjëra dhe tregojnë mbështetje të plotë ndaj palës palestineze që edhe një herë, mund të zgjedhin të mbështesin anën palestineze, por duke treguar urrejtje ndaj hebrenjve nuk është mbështetje ndaj palestinezëve. Krijon 0 shtet palestinez dhe nuk çon përpara axhendën e tyre. Kur kemi njerëz që thonë se hebrenjtë janë më të këqijtë sepse këtë gjë mendonin më parë por tanimë janë të lirë ta thonë, jemi në një periudhë shumë të keqe të historisë tonë. Është çasti kur urryesit e nxjerrin në pah urrejtjen e tyre pa asnjë frikë”, tha ai.

View this post on Instagram

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Ambasadori i Izraelit: Nuk ndërhyjmë në protestat në Shqipëri, janë çështje e brendshme

The post Ambasadori i Izraelit: Njerëzit që urrenin hebrenjtë tani nuk kanë frikë ta shprehin appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksident në hyrje të terminalit të autobusëve në Sarandë, makina përplas 31-vjeçarin egjiptian

10.11.2026

Debate në Komision, Bozdo: A mjaftojnë fondet? Spahiu: Asnjë qeveri s’e përballon dot rimbursimin mbi 15 mln lekë për flakon

10.11.2026

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë në Korinth

11.11.2026

Balla për kërkesën e Veliajt për të marrë pjesë në Asamblenë e PS: E kam mik, por të përballet vetë me drejtësinë

11.11.2026