SHQIPERIA

Balla për kërkesën e Veliajt për të marrë pjesë në Asamblenë e PS: E kam mik, por të përballet vetë me drejtësinë

Kosova.Today ·

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur këtë të mërkurë për kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, drejtuar PS-së dhe SPAK-ut për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur këtë të mërkurë për kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, drejtuar PS-së dhe SPAK-ut për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të socialistëve.

I pyetur nëse Partia Socialiste do t’i kërkojë SPAK-ut leje për pjesëmarrjen dhe fjalën e Veliajt në këtë mbledhje, Balla tha se kjo është një çështje që duhet t’i drejtohet sekretarit të përgjithshëm të partisë.

Ai u shpreh se çështjet e përfaqësuesve socialistë me drejtësinë janë individuale dhe se strukturat e PS-së nuk mund të shërbejnë si mburojë për askënd. Balla pranoi se Veliajn e ka mik, por theksoi se kryebashkiaku duhet ta përballojë vetë procesin me drejtësinë, pa përfshirë partinë.

“Unë mendoj, dhe e kam thënë, që çështjet e çdo përfaqësuesi të zgjedhur të PS-së, në të gjitha nivelet, me drejtësinë janë çështje individuale. As PS-ja, as Asambleja, as Kryesia, as organizatat socialiste nuk janë mburojë e askujt në përballjen me drejtësinë. Në këtë këndvështrim, Veliajn e kam mik, por përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë, pa përfshirë grushtin dhe trëndafilin e PS-së”, deklaroi Balla.

The post Balla për kërkesën e Veliajt për të marrë pjesë në Asamblenë e PS: E kam mik, por të përballet vetë me drejtësinë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama nga Parisi: Projekti i Jared Kushner nxiti zemërimin e qytetarëve, dhuna e papranueshme

10.11.2026

Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit

11.11.2026

Ekzekutohet në mes të ditës shqiptari në Spanjë, autori e qëlloi disa herë dhe u largua me skuter

10.11.2026

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e mjeteve, gjobiten 37 protestues

11.11.2026