JETA

Anita Haradinaj i kërkon Arjeta Fejzës të tërheqë deklaratën dhe të kërkojë falje publike: Përndryshe, do të ndjek rrugët ligjore

Kosova.Today ·

Anita Haradinaj, bashkëshortja e Ramush Haradinajt, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes Arjeta Fejza, duke i cilësuar ato si serioze dhe cenim të dinjitetit e reputacionit të saj dhe familjes. Ajo i ka kërkuar Fejzës ta tërheqë deklaratën,...

Anita Haradinaj, bashkëshortja e Ramush Haradinajt, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes Arjeta Fejza, duke i cilësuar ato si serioze dhe cenim të dinjitetit e reputacionit të saj dhe familjes.

Ajo i ka kërkuar Fejzës ta tërheqë deklaratën, të distancohet nga ajo dhe të kërkojë falje publike.

Haradinaj ka paralajmëruar se, nëse nuk ka një reagim të përshtatshëm dhe kërkimfalje, do t’u drejtohet organeve kompetente përmes rrugëve ligjore.

Postimi i plotë:

SHPIFJET NUK KALOJNE!

Ne jeten publike, pergjegjesia per fjalen eshte po aq e rendesishme sa e drejta per ta thene ate!

Si gazetare dhe si person qe per shume vite kam qene pjese e jetes publike, e di mire dallimin ndermjet debatit politik, mendimit te lire dhe deklaratave qe mund te cenojne padrejtesisht dinjitetin dhe reputacionin e një personi.

Deklaratat e bera nga deputetja Arjeta Fejza te cilave iu referohem ne kete reagim, i konsideroj serioze dhe kerkoj qe ato te trajtohen me pergjegjesi! Askush, pavarsisht pozites politike qe mban, nuk duhet ta konsideroj veten mbi standardet e pergjegjesise publike.

Une nuk kam ndermend te hyj ne nje perplasje personale dhe as ta kthej kete ceshtje ne nje debat të panevojshem politik. Megjithate, nuk dua te hesht perball deklaratave qe cenojne figuren dhe reputacionin tim.

Po ashtu, kur deklaratat perfshijne apo prekin figuren dhe familjen, kam të drejte te kerkoj qe faktet te respektohen dhe qe cdo pretendim te mbeshtet ne prova, e jo në insinuata apo akuza të pabazuara.

Prandaj, te kerkoj publikisht zonja “Deputete”qe t’a terheqesh deklaraten, te distancohesh dhe te kerkosh falje publike per shpifjen dhe akuzat e pabaza sepse ato rezultojne te paverteta dhe cenojne te drejtat tona!

Ne mungese te nje reagimi te pershtatshem dhe te nje kerkim falje publike dhe mos distancimit tuaj nga ajo cfare ke deklaruar publikisht ne nje Television kombetare Une obligohem dhe do t’ua besoj organeve kompetente vleresimin e kesaj ceshtjeje pra do te ndjek rruget ligjore qe me takojne!

Dinjteti nuk negociohet. Reputacioni nuk duhet te behet viktima e interesave politike. Dhe pergjegjesia per fjalen publike nuk eshte privilegj, por detyrim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Miliona monedha zvicerane do të humbasin vlerën, afati i fundit për këmbim është 31 dhjetori

09.11.2026

Zvicra prezanton aplikacionin falas për deklarimin e transportit të mallrave

09.11.2026

Çaste magjike nga koncerti i tenorit shqiptar Ramë Lahaj në Vjenë

08.11.2026

Politika amerikane për çmimet e barnave mund të rrisë primet e sigurimeve shëndetësore në Zvicër

08.11.2026