JETA

Zvicra prezanton aplikacionin falas për deklarimin e transportit të mallrave

Kosova.Today ·

Autoritetet zvicerane kanë vënë në funksion një aplikacion të ri falas, të quajtur “Declar”, i cili u mundëson ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe kompanive të transportit, të përgatisin në mënyrë elektronike deklaratat e...

Autoritetet zvicerane kanë vënë në funksion një aplikacion të ri falas, të quajtur “Declar”, i cili u mundëson ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe kompanive të transportit, të përgatisin në mënyrë elektronike deklaratat e transportit të mallrave, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit të publikuar më 9 nëntor nga autoritetet federale, aplikacioni është i dedikuar për bizneset zvicerane dhe kompanitë vendase e të huaja të transportit që nuk përdorin programe komerciale për procedurat doganore.

Platforma mundëson krijimin, ndryshimin dhe anulimin e deklaratave të transportit, si dhe dërgimin e tyre në aplikacionin “Activ”, duke lehtësuar procedurat gjatë kalimit të kufirit.

Për të përdorur shërbimin, kompanitë duhet të regjistrohen në portalin elektronik të doganave zvicerane, me rolin “Transport”. Autoritetet planifikojnë që nga viti 2027 të zgjerojnë funksionet e aplikacionit edhe për deklaratat e importit dhe eksportit. /Albinfo.ch

The post Zvicra prezanton aplikacionin falas për deklarimin e transportit të mallrave appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Libri i Enver Dugollit sjell në Gjenevë dëshmitë e qëndresës dhe kujtesës historike

09.11.2026

Protesta kundër vrasjes së grave, nisin të mblidhen qytetarët

07.11.2026

Nga Raiffeisen u largua pas skandalit, në TEB mban pozitë drejtuese – kush e verifikoi të kaluarën e Albion Feratit dhe çfarë garancie kanë klientët?

07.11.2026

Ramë Dardania sfidon kaosin: Arti shqiptar në zemër të Zvicrës

09.11.2026