JETA

Ansambli “Shota” prezanton këngët dhe vallet shqiptare në festivalin ndërkombëtar në Athinë

Kosova.Today ·

Këngët dhe vallet shqiptare kanë jehuar në Athinë, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” përfaqësoi Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturave të Pesë Kontinenteve dhe Panairit, “International Cultural Festival of the 5 Continents...

Këngët dhe vallet shqiptare kanë jehuar në Athinë, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” përfaqësoi Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturave të Pesë Kontinenteve dhe Panairit, “International Cultural Festival of the 5 Continents & Bazaar 2026”, shkruan albinfo.ch.

Gjatë aktivitetit, të mbajtur më 24 dhe 25 tetor në Qendrën Kulturore “Manos Loizos”, në Nikaia të Athinës, artistët e ansamblit prezantuan këngë dhe valle tradicionale shqiptare, të cilat u pritën me duartrokitje nga publiku.

Pjesëmarrja u shoqërua edhe me bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Athinë, si dhe me performanca të përbashkëta me artistë grekë nga Qendra Greke e Studimeve Folklorike. Në kuadër të festivalit, në stendën e Kosovës u promovuan gjithashtu gastronomia dhe traditat shqiptare.

Këto aktivitete shërbyen si një mundësi për të prezantuar trashëgiminë kulturore të Kosovës dhe për të nxitur shkëmbimin kulturor, miqësinë dhe bashkëpunimin mes artistëve dhe komuniteteve.

Ansambli “Shota” ka shprehur mirënjohje të veçantë për Ambasadën e Kosovës në Athinë dhe ambasadorin Fitim Gllareva, për mikpritjen, mbështetjen institucionale dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij prezantimi kulturor.

Përmes këngës, valles dhe traditave, Kosova u prezantua në këtë festival ndërkombëtar si një vend me trashëgimi të pasur kulturore, duke përcjellë vlerat e saj përtej kufijve./Albinfo.ch

The post Ansambli “Shota” prezanton këngët dhe vallet shqiptare në festivalin ndërkombëtar në Athinë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Industria e naftës akuzohet për pengimin e luftës kundër ndryshimeve klimatike në Zvicër

09.11.2026

Cyrihu renditet si qyteti i dytë më i sigurt në botë për turistët

08.11.2026

Ramë Dardania sfidon kaosin: Arti shqiptar në zemër të Zvicrës

09.11.2026

Besimi i konsumatorëve në Zvicër bie në nivelin më të ulët që nga nëntori 2023

08.11.2026