JETA

Ramë Dardania sfidon kaosin: Arti shqiptar në zemër të Zvicrës

Kosova.Today ·

Luftërat, protestat, varfëria dhe frika marrin formë artistike në ekspozitën “L’Anatomie du Chaos” (Anatomia e Kaosit), të artistit shqiptar Ramë Dardania, në Vevey të Zvicrës. Përmes pikturës, skulpturës dhe instalacionit, Dardania sjell...

Luftërat, protestat, varfëria dhe frika marrin formë artistike në ekspozitën “L’Anatomie du Chaos” (Anatomia e Kaosit), të artistit shqiptar Ramë Dardania, në Vevey të Zvicrës.

Përmes pikturës, skulpturës dhe instalacionit, Dardania sjell një reflektim të fuqishëm mbi realitetin e trazuar të botës së sotme.

Luftërat, protestat, pabarazia sociale, varfëria dhe pasiguria ndërthuren me gjendjen emocionale të njeriut, frikërat dhe ankthin e tij për të ardhmen.

Një vend të veçantë në ekspozitë zënë gurët e trotuarit, të cilët nga objekte të zakonshme të hapësirës publike shndërrohen në simbole të protestës, revoltës dhe rezistencës. Ata mbartin kujtesën e rrugëve, të përplasjeve shoqërore dhe të zërit të njerëzve që kërkojnë ndryshim.

Me ngjyra shpërthyese dhe figura ekspresive, artisti ndërton një botë ku kaosi i jashtëm takohet me atë të brendshëm, duke nxjerrë në pah brishtësinë, frikën, por edhe forcën e njeriut.

Ekspozita prezantohet nga Fondation Artists-Way, në bashkëpunim me Fresa y Chocolate Gallery.

Hapja zyrtare mbahet më 19 nëntor 2026, nga ora 18:00 deri në 20:30, në Fresa y Chocolate Gallery, Vevey, Zvicër.

The post Ramë Dardania sfidon kaosin: Arti shqiptar në zemër të Zvicrës appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

SHBA nis hetimet ndaj ilaçit të kompanisë zvicerane Novartis për rrezikun e kancerit

09.11.2026

Gjesti surprizohet nga motra dhe dhëndri, reagimi i tij epik

07.11.2026

Granit Xhaka dhe Breel Embolo rikthehen te Zvicra, Murat Yakin flet për dy futbollistët

07.11.2026

Zvicra prezanton aplikacionin falas për deklarimin e transportit të mallrave

09.11.2026