KOSOVA

Anton Çuni vetë deputet i Kosovës, djali pjesë e ushtrisë kroate: Jam krenar… (FOTO)

Kosova.Today ·

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i tij, Dritoni, ka dhënë betimin ushtarak në Forcat e Armatosura të Kroacisë. Përmes një postimi në Facebook, Quni ka shprehur krenarinë dhe gëzimin për këtë arritje...

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i tij, Dritoni, ka dhënë betimin ushtarak në Forcat e Armatosura të Kroacisë.

Përmes një postimi në Facebook, Quni ka shprehur krenarinë dhe gëzimin për këtë arritje të të birit, duke thënë se beson që përvoja në ushtrinë kroate do t’i shërbejë në forcimin e karakterit dhe përgatitjen për sfidat e jetës.

Ai ka theksuar se disiplina, etika, shkathtësitë ushtarake dhe puna në grup që Dritoni do të fitojë gjatë shërbimit ushtarak do të jenë vlera të rëndësishme për të ardhmen e tij.

Quni ka shtuar se, pavarësisht uniformës që do të mbajë, djali i tij do të mbetet përfaqësues i traditës dhe kulturës shqiptare.

Në fund të postimit, ai i ka uruar të birit shërbim të mbarë dhe i ka shprehur dëshirën që ta përfundojë atë me nder.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Enkel Rexhepi rizgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë

09.11.2026

Bajrami: Me miliarda buxhet, Qeveria Kurti s’e përfundoi asnjë projekt të madh – keqplanifikim, keqmenaxhim, korrupsion endemk

08.11.2026

Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Nesër dilni në votime, vendosni për të ardhmen tuaj!

07.11.2026

Kapet një person në pikën kufitare në Kullë, ishte në kërkim nga Interpoli

08.11.2026