JETA

Apeli vendos per Vlora Hysenin

Kosova.Today ·

Apeli i Posaçëm ka dhënë sot vendimin për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni. Sipas Top Channel, për Hysenin në është në fuqi masa e arrestit në shtëpi, vendim i dhënë nga Gjyqtari Florjan Kalaja. Avokati i saj kishte kërkuar që të ndryshohej...

Apeli i Posaçëm ka dhënë sot vendimin për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.

Sipas Top Channel, për Hysenin në është në fuqi masa e arrestit në shtëpi, vendim i dhënë nga Gjyqtari Florjan Kalaja.

Avokati i saj kishte kërkuar që të ndryshohej masa ndaj saj, pasi sipas tij nuk kishte asnjë rrezik që ajo të largohej nga vendi apo të prishte provat. Megjithatë, Apeli i Posaçëm ka vendosur që Hyseni të jetë nën masën e arrestit të shtëpisë.“Miratimin e Vendimit nr. 67, datë 21.09.2026 te Gjykates së Posaçme te Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt Znj. V.H.

Miratimin e Vendimit nr. 69, datě 24.09.2026 te Gjykates së Posaçme të Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.Në bazë dhe për zbatim të nenit 103 te Kodit të Procedurës Penale, ndalohet publikimi i këtij vendimi deri ně mbylljen e hetimeve paraprake.

Kundër këtij vendimi mund te bëhet rekurs në Gjykatën e Larte brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit te vendimit te arsyetuar”, thuhet në vendim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra mundëson trajnim me orar të pjesshëm për specialistët e doganës dhe sigurisë kufitare

09.11.2026

Trajneri i ri i Fenerbahces merr vendimin e rëndësishëm për Vedat Muriqin

07.11.2026

Kurti: 171 mjekë u kthyen në Kosovë gjatë vitit 2025, po e përjetojmë ‘kthimin e trurit’

07.11.2026

Ramë Dardania sfidon kaosin: Arti shqiptar në zemër të Zvicrës

09.11.2026