SPORTI

Ardian Krasniqi rikthehet në ring në Shtutgart, synon fitoren e 14-të në boksin profesionist

Kosova.Today ·

Boksieri Ardian Krasniqi do të ngjitet sërish në ring këtë të shtunë, më 14 nëntor 2026, në arenën SCHARRena në Shtutgart të Gjermanisë, për të vazhduar karrierën e tij në boksin profesionist, njofton albinfo.de. Konsullata e Kosovës në...

Boksieri Ardian Krasniqi do të ngjitet sërish në ring këtë të shtunë, më 14 nëntor 2026, në arenën SCHARRena në Shtutgart të Gjermanisë, për të vazhduar karrierën e tij në boksin profesionist, njofton albinfo.de.

Konsullata e Kosovës në Shtutgart ka bërë thirrje për përkrahjen e boksierit, duke vlerësuar rezultatet e tij deri më tani. Krasniqi ka regjistruar 13 fitore në 13 përballje, një bilanc që e shoqëron në paraqitjen e radhës.

Në mesazhin e publikuar, Konsullata ka theksuar rëndësinë e pranisë dhe përkrahjes së komunitetit shqiptar për sportistët, duke i uruar suksese boksierit në sfidën e ardhshme.

“Prania dhe përkrahja e komunitetit tonë janë një motivim i jashtëzakonshëm për sportistët shqiptarë”, thuhet në mesazhin e Konsullatës./Albinfo.de

The post Ardian Krasniqi rikthehet në ring në Shtutgart, synon fitoren e 14-të në boksin profesionist appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Gabimi i madh i gjyqtarëve që ndodhi në ndeshjen Liverpool -Arsenal, e pranon Liga Premier

11.11.2026

“Me zemër e kam zgjedhur Kosovën”, Dalipi flet pas vendimit për të përfaqësuar “Dardanët”

13.11.2026

Pochettino mezi i mban lotët në konferencë, i dërgon mesazh lojtarëve të Unitedit pasi u konfirmua si trajner i tyre

13.11.2026

PSG I JEP FUND MAZËS! Luis Campos mbyll përfundimisht derën për yllin shqiptar të Leverkusenit

10.11.2026