SPORTI

“Me zemër e kam zgjedhur Kosovën”, Dalipi flet pas vendimit për të përfaqësuar “Dardanët”

Kosova.Today ·

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka prezantuar Lutfi Dalipin si futbollistin më të ri që do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës. Futbollisti i Vaduzit, i cili është i huazuar nga Young Boys, ka vendosur përfundimisht që në nivel...

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka prezantuar Lutfi Dalipin si futbollistin më të ri që do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës.

Futbollisti i Vaduzit, i cili është i huazuar nga Young Boys, ka vendosur përfundimisht që në nivel ndërkombëtar ta përfaqësojë Kosovën, ndonëse është rritur në Zvicër.

Në prezantimin e tij, Dalipi ka treguar se vendimi nuk ishte i lehtë, pasi ishte rritur në Zvicër, por në fund zgjodhi Kosovën me zemër.

“ Në fillim ka qenë pak zor për mua me zgjedh Kosovën ose Shqipërinë se jam rrit në Zvicër, po me zemër e kam marrë Kosovën. I kam thënë babushit se një ditë do të luajë ose për Kosovën ose për Shqipërinë”, ka deklaruar Dalipi.

Ai është shprehur i lumtur për këtë vendim, duke shtuar se beson që Kosova do të jetë një ekip shumë i fortë.

Dalipi do të jetë të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do ta përcjellë nga afër ndeshjen Kosovë – Izrael, e cila nis nga ora 15:00.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Është lojtar vetëm për gjysmë ore”, Cassano me deklaratë nënçmuese për Edon Zhegrovën

12.11.2026

Tami flet për refuzimin e Lutfi Dalipit për Zvicrën: E kuptoj që nuk ka vend për të

11.11.2026

MË NË FUND VJEN MOMENTI I ZHEGROVËS? Sonte mund të jetë titullar ndaj Fiorentinës

08.11.2026

Ish-futbollistët shqiptarë të FC Baselit, sot do të përbënin një ekip të pamposhtur

07.11.2026