KOSOVA

Arrestohet Albert Syla, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zukajt!

Kosova.Today ·

Policia e Kosovës: Arrestohet personi i dyshuar për rastin “vrasje e rëndë” ndodhur në Vitomiricë të Pejës Policia e Kosovës, në mesnatë ka dalë me njoftim dhe ka konfirmuar informacionet paraprake se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari...

Policia e Kosovës: Arrestohet personi i dyshuar për rastin “vrasje e rëndë” ndodhur në Vitomiricë të Pejës

Policia e Kosovës, në mesnatë ka dalë me njoftim dhe ka konfirmuar informacionet paraprake se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zukajt në Pejë të Kosovës, njofton TV21.

“Pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, është lokalizuar dhe arrestuar personi i dyshuar, Albert Sylaj, i cili ishte në kërkim lidhur me rastin “vrasje e rëndë” të ndodhur më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës. Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore. Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunim e ofruar për lokalizimin e personit të dyshuar. Mbesim të përkushtuar në përmbushjen e detyrave ligjore në bashkëpunim me institucionet kompetente, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit. Për veprimet e mëtejme procedurale do të veprohet në koordinim me organet kompetente të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

E DIELA SJELL MOT TË FTOHTË! Temperaturat zbrasin deri në -4°c, por nuk mungon as dielli

08.11.2026

Kurti pranon letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar

08.11.2026

Era dimër, ky është parashikimi i motit për sot

08.11.2026

Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani

09.11.2026