KOSOVA

Kurti pranon letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar

Kosova.Today ·

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham. Kryeministri Burnham shkroi se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë partneritet të kahershëm dhe të ngushtë...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham.

Kryeministri Burnham shkroi se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë partneritet të kahershëm dhe të ngushtë.

“Jemi krenarë që kemi qenë ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës. Ne mbetemi mbështetës të palëkundur të zhvillimit të vazhdueshëm të Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik, si dhe e vlerësojmë lart bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë”, shkroi ai.

Tutje, ai shkroi se Mbretëria e Bashkuar mbetet e palëkundur në përpjekjet e saj për promovimin e stabilitetit rajonal dhe njeh rolin thelbësor të drejtësisë ndërkombëtare, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit në arritjen e pajtimit të qëndrueshëm.

“Pres me kënaqësi të punoj me ju për të trajtuar disa nga sfidat më të mëdha të Evropës, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe partneritetin me përfitime të ndërsjella në fushat me interes të përbashkët, nga forcimi i ekonomive tona deri te luftimi i krimit të rëndë të organizuar”, përfundoi letrën kryeministri Burnham.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mërgim Lushtaku nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për kryetar të PDK-së

07.11.2026

Kurti takon mërgatën në Francë, u premton mbështetje për investime në Kosovë

09.11.2026

Banjska, testi i madh për qeverinë e re serbe – analistët kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie

09.11.2026

“14.9 milionë euro u blenë rrymë për shtatë ditë”

09.11.2026