MAQEDONIA

Arrestohet 69-vjeçari, i merret pushka gjahut, kurthe dhe 13 kg mish kaprolli

Kosova.Today ·

Një 69-vjeçar është privuar nga liria në Kavadar, pasi gjatë bastisjeve të realizuara me urdhër gjykate janë gjetur armë gjahu, fishekë, kurthe të ndaluara dhe rreth 13 kilogramë mish kaprolli. Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur...

Një 69-vjeçar është privuar nga liria në Kavadar, pasi gjatë bastisjeve të realizuara me urdhër gjykate janë gjetur armë gjahu, fishekë, kurthe të ndaluara dhe rreth 13 kilogramë mish kaprolli.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 26 tetor 2026, rreth orës 15:00, kur zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë, në bashkëpunim me njësitë përkatëse policore dhe NJPB Kavadar, kanë privuar nga liria J.P. (69) nga Kavadari.

Pas sigurimit të informatave dhe ndërmarrjes së masave përkatëse, me urdhër gjykate janë bastisur shtëpia e pushimit e të dyshuarit dhe objektet ndihmëse në vendin e quajtur „Vasov Grad“, në rrethinë të Kavadarit, si dhe banesa ku ai jeton.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e pushimit, sipas policisë, janë gjetur një pushkë gjahu e markës „Zastava“, tre fishekë gjahu të kalibrit 12, rreth 13 kilogramë mish kaprolli dhe nëntë mjete të ndaluara për gjueti, të njohura si kurthe. Në njërin prej këtyre mjeteve janë konstatuar edhe gjurmë biologjike.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të tij, ndaj personit pritet të ngrihen kallëzime penale për veprat „Gjueti e paligjshme“, sipas nenit 228, dhe „Përpunimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“, sipas nenit 396 të Kodit Penal.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Privatizimi i tokave shtetërore, vazhdojnë procedurat për kërkesat e mbetura

08.11.2026

Ministri Ferati mori pjesë në Panel diskutimin në Gjermani- shkëmbehen përvoja për Strategjinë kombëtare të interkulturalizmit 2027–2032

08.11.2026

Ahmeti me mesazh emocionues pas vdekjes së profesorit Zoran Spirovski: Do të mbahet mend për profesionalizmin dhe përkushtimin

08.11.2026

LSDM: Vonesa në pagat e disa institucioneve shtetërore, komunat përballen me vështirësi në pagesa

08.11.2026