MAQEDONIA

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë

Kosova.Today ·

Tre persona nga fshati Çegran i Gostivarit janë arrestuar, pasi njëri prej tyre është kapur me lëndë të bardhë pluhur, ndërsa dy të tjerët, sipas policisë, janë përpjekur t’i godasin me veturë zyrtarët policorë dhe i kanë kërcënuar me...

Tre persona nga fshati Çegran i Gostivarit janë arrestuar, pasi njëri prej tyre është kapur me lëndë të bardhë pluhur, ndërsa dy të tjerët, sipas policisë, janë përpjekur t’i godasin me veturë zyrtarët policorë dhe i kanë kërcënuar me jetë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbrëmë në orën 20:35, zyrtarët policorë nga Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar kanë arrestuar H.S. (26) nga Çegrani.

Gjatë kontrollit të veturës së tipit “Mitsubishi”, të cilën ai e drejtonte, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e lëndës së bardhë pluhur.

Më pas, me urdhër gjykate, është kryer kontroll edhe në shtëpinë e tij, ku po ashtu është gjetur dhe konfiskuar lëndë e bardhë pluhur.

Gjatë veprimeve policore para shtëpisë së H.S., me një veturë të tipit “BMW” kanë arritur V.Ç. (24) dhe A.N. (35), të dy nga Çegrani.

Sipas policisë, ata janë përpjekur t’i godasin me veturë zyrtarët policorë, duke u kërcënuar edhe me jetë, pas së cilës janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas masave të ndërmarra, dy personat janë lokalizuar dhe arrestuar.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë kallëzimet përkatëse.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Paga deri në 40% më të larta për prokurorët – Saveski: “Kështu do ta ulim rrezikun e korrupsionit!”

12.11.2026

Mexhiti: BDI i hapi rrugë “botës serbe” përmes politikës, nëntokës dhe bankave

11.11.2026

Çmimi i rrymës në Maqedoni pritet të rritet deri 5 %, nga Qeveria thonë se po përgatisin masa

11.11.2026

Alarm për arkën e shtetit: Mbi 5.200 borxhlinj tatimorë, detyrimet arrijnë në 224 milionë euro!

12.11.2026