MAQEDONIA

Çmimi i rrymës në Maqedoni pritet të rritet deri 5 %, nga Qeveria thonë se po përgatisin masa

Kosova.Today ·

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë mund të rritet deri në 5 për qind, ndërsa Qeveria po përgatit masa për të kufizuar shtrenjtimin. Plani parasheh sigurimin e qymyrit nga Kosova për...

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë mund të rritet deri në 5 për qind, ndërsa Qeveria po përgatit masa për të kufizuar shtrenjtimin.

Plani parasheh sigurimin e qymyrit nga Kosova për nevojat e REK Manastirit, shfrytëzimin e prodhimit vendor dhe furnizimin shtesë me energji nga Greqia. Gjithashtu, është planifikuar rikthimi në funksion i bllokut të tretë të termocentralit në Manastir.

Sipas Mickoskit, çmimet e energjisë elektrike në tregjet evropiane janë rritur deri në trefish. Ai paralajmëroi se në muajt e ardhshëm çmimi mund të arrijë në 350–400 euro për megavat-orë.

Për furnizimin me qymyr nga Kosova po përgatitet një sistem transporti prej mbi 6.000 tonësh në ditë, me angazhimin e më shumë se 200 kamionëve.

Kryeministri tha se Qeveria po ndërmerr masa për të ruajtur stabilitetin energjetik dhe për të kufizuar ndikimin e krizës në çmimet për qytetarët.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Musa: BDI-ja u largua nga seanca për Alta Bankën, shqiptarët meritojnë sqarime

11.11.2026

Ky është dokumenti që thekson se Qeveria LSDM – BDI i hapi dyert Alta Bankës që në vitin 2023 (DOKUMENT)

11.11.2026

Muhamed Murtezi përgënjeshtron lajmin e TCH se është drejtues i FRI-së

11.11.2026

Ndryshimet në Kodin Penal kalojnë leximin e dytë në komisionin amë

11.11.2026