MAQEDONIA

Arsyetohet Ministria e Mbrojtjes: Vetëm dy shqiptarë aplikuan në Akademinë Ushtarake, njëri u tërhoq, tjetri mbeti i 43-ti!

Kosova.Today ·

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit të këtij viti, duke e arsyetuar situatën me numrin e ulët të aplikimeve. Sipas Ministrisë, në konkurs...

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit të këtij viti, duke e arsyetuar situatën me numrin e ulët të aplikimeve.

Sipas Ministrisë, në konkurs ishin paraqitur vetëm dy kandidatë shqiptarë. Njëri prej tyre ishte tërhequr nga gara, ndërsa kandidati tjetër kishte përfunduar në vendin e 43-të të listës së renditjes.

Ky reagim pason akuzat e BDI-së, e cila ngriti shqetësimin se, për herë të parë që nga viti 1995, Akademia Ushtarake nuk ka pranuar asnjë kadet shqiptar.

Nga BDI e cilësuan këtë zhvillim si goditje ndaj parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore, duke drejtuar kritika ndaj Qeverisë dhe përfaqësuesve të koalicionit VLEN.

Përplasja mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe BDI-së ka rikthyer debatin mbi përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe mbi zbatimin e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit.

The post Arsyetohet Ministria e Mbrojtjes: Vetëm dy shqiptarë aplikuan në Akademinë Ushtarake, njëri u tërhoq, tjetri mbeti i 43-ti! appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ministri Ferati mori pjesë në Panel diskutimin në Gjermani- shkëmbehen përvoja për Strategjinë kombëtare të interkulturalizmit 2027–2032

08.11.2026

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

08.11.2026

Nafie Selmani godet Saranda Imerin: Populli nuk kullot, deputete! Kullosin ata që ushqehen me taksat e qytetarëve!

07.11.2026

Bytyqi: Hyrja e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut ngre dyshime për kapital koroziv

10.11.2026