JETA

Artistet nga Gjilani fitojnë “Gold Cup” në festivalin ndërkombëtar në Tajlandë

Kosova.Today ·

Dy artistet nga Gjilani, Arzie Jusufi dhe Taria Shabani, kanë shënuar sukses në skenën ndërkombëtare, duke fituar Kupën e Artë (“Gold Cup”) dhe dy medalje të bronzta në festivalin “Thailand 1st International Tourism Folklore Festival”, të mbajtur...

Dy artistet nga Gjilani, Arzie Jusufi dhe Taria Shabani, kanë shënuar sukses në skenën ndërkombëtare, duke fituar Kupën e Artë (“Gold Cup”) dhe dy medalje të bronzta në festivalin “Thailand 1st International Tourism Folklore Festival”, të mbajtur në Samut Prakan, në zonën e Bangkokut, në Tajlandë, shkruan albinfo.ch.

Jusufi, violonçeliste, dhe Shabani, vokaliste, përfaqësuan Kosovën në këtë festival, ku morën pjesë artistë nga vende të ndryshme të botës.

Para publikut tajlandez, dy artistet interpretuan këngën e njohur shqiptare “Baresha”, duke ndërthurur zërin e Shabanit me tingujt e violonçelos së Jusufit dhe duke prezantuar një pjesë të trashëgimisë muzikore shqiptare.

Vlerësimi me Kupën e Artë dhe dy medaljet e bronzta përbën një tjetër prezantim të artistëve nga Kosova në skenat ndërkombëtare, ndërsa suksesi i dy artisteve nga Gjilani i jep jehonë muzikës dhe kulturës shqiptare përtej kufijve./Albinfo.ch

The post Artistet nga Gjilani fitojnë “Gold Cup” në festivalin ndërkombëtar në Tajlandë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Bettina Prenaj: “Sot po jetoj diçka që para disa vjetësh vetëm e ëndërroja”

09.11.2026

Hoteli tradicional në Zvicër nxirret në shitje për 2.5 milionë franga

07.11.2026

EXIL- mes Säntisit dhe mallëngjimit

09.11.2026

Zvicra planifikon tarifa të reja për shitësit e huaj online

08.11.2026