JETA

EXIL- mes Säntisit dhe mallëngjimit

Kosova.Today ·

Mbrëmje letrare dhe promovim libri me shoqërim muzikor më 14 nëntor në St. Gallen të Zvicrës. Shkrimtari shqiptar Isuf Sherifi do të prezantojë librin e tij të ri, me titull “Exil – Zwischen Säntis und Sehnsucht” (Exil – mes Säntisit dhe...

Mbrëmje letrare dhe promovim libri me shoqërim muzikor më 14 nëntor në St. Gallen të Zvicrës.

Shkrimtari shqiptar Isuf Sherifi do të prezantojë librin e tij të ri, me titull “Exil – Zwischen Säntis und Sehnsucht” (Exil – mes Säntisit dhe mallëngjimit), në një mbrëmje letrare që do të mbahet të shtunën, më 14 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:00, në hapësirën letrare “Raum für Literatur”, në ndërtesën e Postës Kryesore (Hauptpost), në St. Gallen të Zvicrës.

Promovimi i librit do të shoqërohet me program muzikor.

Isuf Sherifi, i lindur më 1967 në Maqedoninë e Veriut, jeton aktualisht në Wittenbach të Zvicrës. Ai krijon në fushën e poezisë, prozës dhe eseistikës. Veprat e tij letrare janë botuar në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe në diasporë.

Në vitin 2005, Sherifi botoi antologjinë dygjuhësore “Blick durchs geöffnete Fenster” (Vështrim përmes dritares së hapur), në të cilën përfshihen tekste të autorëve shqiptarë dhe zviceranë.

Ndërsa në vitin 2017, në shtëpinë botuese “Waldgut Verlag”, botoi vëllimin poetik “Die weisse Filzkappe” (Plisi).

Libri i ri, “Exil – Zwischen Säntis und Sehnsucht”, trajton përvojën e mërgimit, të vendosur mes realitetit të jetës në Zvicër dhe ndjenjës së mallit e përkatësisë.

Hyrja në këtë aktivitet është falas.

Libri është botuar nga “Qultur  Verlag”, Schiers.

Veprimtaria organizohet në bashkëpunim me Kultur Richard Butz.

Të dhënat e aktivitetit:

– Data: 14 nëntor 2026

– Ora: 19:00

– Vendi: Raum für Literatur, Hauptpost, St. Leonhard-Strasse, 9000 St. Gallen, Zvicër

– Hyrja: Falas

Për informacione të mëtejshme dhe rezervime, të interesuarit mund të kontaktojnë organizatorët përmes faqes “www.kulturrichardbutz.ch” (https://

www.kulturrichardbutz.ch) ose në adresën elektronike ribuku@bluewin.ch.

The post EXIL- mes Säntisit dhe mallëngjimit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Paraqiten tumore te fëmijët pas trajtimit me injeksionin zviceran milion frangësh

07.11.2026

Cyrihu renditet si qyteti i dytë më i sigurt në botë për turistët

08.11.2026

Industria e naftës akuzohet për pengimin e luftës kundër ndryshimeve klimatike në Zvicër

09.11.2026

Mbrëmje letrare në Vjenë, shkrimtarët shqiptarë prezantojnë krijimtarinë e tyre

07.11.2026