SHQIPERIA

Rama në Asamblenë e PS-së: Reforma në drejtësi u përball me interesa të rrënjosura, qytetet shqiptare kanë ndryshuar

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, është ndalur te ndryshimet që, sipas tij, ka pësuar Shqipëria gjatë viteve të qeverisjes së PS-së, duke përmendur reformën në drejtësi dhe...

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, është ndalur te ndryshimet që, sipas tij, ka pësuar Shqipëria gjatë viteve të qeverisjes së PS-së, duke përmendur reformën në drejtësi dhe transformimin e qyteteve.

Rama kujtoi vështirësitë dhe përplasjet me interesa të rrënjosura gjatë zbatimit të reformës në drejtësi, duke thënë se të rinjtë e sotëm mund të mos e kuptojnë se me çfarë tensionesh është shoqëruar ky proces.

“Përpjekjesh si për shembull ajo e reformës në drejtësi, që sot më të rinjtë këtu mbase nuk e kanë dot idenë se me çfarë tensioni e kemi çuar përpara, përplasje me interesa dhe me tarbiate të rrënjosura, që te drejtësia kishin atë sintezën e vet më të neveritshme”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri solli si shembull ndryshimet në qytetet shqiptare, duke pranuar se ato vijojnë të kenë probleme, por duke theksuar se sot kanë një tjetër pamje dhe funksionim.

“Vite ndryshimesh që dukeshin krejt të pamundura. Sot qytetet tona kanë probleme, Tirana ka probleme, por Tirana sot është kryeqytet europian. Qytetet tona janë qytete me probleme, nuk janë vendbanime pa qytet. Ishin vendbanime pa qytet”, deklaroi ai.

Rama përmendi Shkodrën, Beratin, Lezhën, Vlorën dhe Belshin, duke kujtuar gjendjen që, sipas tij, kishin këto qytete përpara ndërhyrjeve të qeverisë.

“Aty ku sot njerëzit shijojnë në turma turistësh bashkë Shkodrën, Beratin, Lezhën, Vlorën e me radhë, të gjitha qytetet, përfshirë dhe Belshin e vogël, aty kishte vetëm parkingje të mëdha makinash, përzier me lopë dhe viça që vinin për t’u shitur dhe gjithçka i ngjante një vendi të harruar nga Zoti. Si mundet ne t’i harrojmë këto?”, tha kryeministri.

Në vijim, Rama e lidhi rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian me punën e bërë ndër vite, duke theksuar se përtej qeverisë dhe socialistëve, në këtë proces kanë kontribuar edhe mijëra punonjës të administratës publike.

Ai vlerësoi punonjësit që i cilësoi si “shërbëtorë të padukshëm të shtetit dhe të publikut shqiptar”, duke kritikuar njëkohësisht atë që e quajti sulm të përditshëm ndaj administratës.

Kryeministri solli edhe shembullin e gjendjes së spitaleve dhe shkollave në të kaluarën, duke kujtuar se në korridoret e spitalit “Nënë Tereza” lëviznin njerëz me biçikleta.

“Korridoret e spitalit Nënë Tereza me biçikleta brenda, ecej me biçikletë në korridorin e spitalit. Jo në 1913, po në 2013. Dhe nuk dallohej mjeku, i sëmuri, i afërmi, shitësi i farave apo i të brendshmeve nga kalimtari që e priste rrugën Bardhyl me rrugën Mat”, u shpreh Rama.

The post Rama në Asamblenë e PS-së: Reforma në drejtësi u përball me interesa të rrënjosura, qytetet shqiptare kanë ndryshuar appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama flet për Ballukun dhe Veliaj në Asamblenë e PS: Raporti me drejtësinë nuk ndryshon, paraburgimi është i padrejtë

14.11.2026

Zjarr pranë paraburgimit në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat në zonë (VIDEO)

12.11.2026

Dy vatra zjarri aktive në Gramsh, zjarrfikësit në terren për neutralizimin e tyre (VIDEO)

13.11.2026

Rama për protestat: Kanë hedhur gurë e molotovë, tani është koha që të flasim ne me qytetarët në çdo lagje e fshat

14.11.2026