KOSOVA

AUV asgjëson edhe mbi 21 tonë produkte mishi, pas dyshimeve për myk

Kosova.Today ·

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar edhe 21 mijë e 226 kilogramë produkte mishi në kuadër të procesit të tërheqjes së produkteve ushqimore nga operatori ekonomik ELKOS SH.P.K. Sipas njoftimit të AUV-së, produktet janë tërhequr...

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar edhe 21 mijë e 226 kilogramë produkte mishi në kuadër të procesit të tërheqjes së produkteve ushqimore nga operatori ekonomik ELKOS SH.P.K.

Sipas njoftimit të AUV-së, produktet janë tërhequr nga tregu dhe janë asgjësuar më 30 tetor, nën mbikëqyrjen e inspektorëve veterinarë.

Në mesin e produkteve të asgjësuara përfshihen mushkëri dhe kofshë pule, mish pule, mish i grirë, mish gjedhi dhe produkte të tjera ushqimore.

Ky proces vjen pas urdhrit fillestar të AUV-së për ndalimin e shitjes, tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e 3 mijë e 130 kilogramëve kofshë pule të ngrira, pasi ishte konstatuar prania e mykut.

AUV ka bërë të ditur se gjurmueshmëria dhe grumbullimi i sasive të tjera po vazhdojnë, veçanërisht për produktet te të cilat janë vërejtur ndryshime të cilësive organoleptike, përfshirë praninë e mykut.

Agjencia ka njoftuar se do të vazhdojë mbikëqyrjen e procesit, verifikimin e dokumentacionit të importit, kushteve të ruajtjes dhe zinxhirit të ftohjes, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksidenti i frikshëm në Trudë, një person kërkon ndihmë mjekësore

08.11.2026

Imami shqiptar në Zvicër largohet nga postet pas zbulimit të deklaratës së vitit 2017 kundër Paradës së Krenarisë në Prishtinë

08.11.2026

Zbulohet identiteti i autorit të sulmit në Poloni ku u vranë 6 persona u plagosën 15, dalin fotografitë e tij

07.11.2026

Gara pas vendit të tretë: Kush e sfidon Abdixhikun dhe çka rrezikon LDK-ja?

09.11.2026