KOSOVA

Zbulohet identiteti i autorit të sulmit në Poloni ku u vranë 6 persona u plagosën 15, dalin fotografitë e tij

Kosova.Today ·

Gjashtë persona të vrarë, ku katër janë gra dhe dy burra, dhe 15 persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sulmi në Krakov të Polonisë. Njëri nga policët ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Siç bëri të ditur ministri i Brendshëm dhe...

Gjashtë persona të vrarë, ku katër janë gra dhe dy burra, dhe 15 persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sulmi në Krakov të Polonisë.

Njëri nga policët ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Siç bëri të ditur ministri i Brendshëm dhe Administratës, ai është qëlluar tri herë me armë zjarri dhe po i nënshtrohet një operacioni.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazeta Onet, personi i arrestuar është Michał O., nga Ostrowiec Świętokrzyski.

Ai kishte leje për të poseduar dy armë zjarri. Babai i tij, ndërkaq, posedonte 11 armë, ndërsa vetura me të cilën lëvizte sulmuesi ishte e regjistruar në emër të babait të tij.

Bëhet e ditur gjithashtu se gjendja e të arrestuarit që tashmë është i dyshuar për vrasjen e 6 personave është stabile.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Eurodeputeti holandez: Turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së

07.11.2026

Kurti takon mërgatën në Francë, u premton mbështetje për investime në Kosovë

09.11.2026

Arrestimi i taksistit të SCAN Taxi pasi u kap me dr’ogë, kompania mundohet të arsyetohet

09.11.2026

Nesër varroset 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga lartësia me motor katërrotësh në Prizren

07.11.2026