SHQIPERIA

Atentat ndaj 36-vjeçarit shqiptar në Athinë, gjendet i plagosur në makinë

Kosova.Today ·

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Kolonos, në Athinë të Greqisë. Ai u gjet brenda makinës së tij, në rrugën Lenormand, me një plagë plumbi në bark. Ngjarja u regjistrua pak pas orës 20:30 të...

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Kolonos, në Athinë të Greqisë. Ai u gjet brenda makinës së tij, në rrugën Lenormand, me një plagë plumbi në bark.

Ngjarja u regjistrua pak pas orës 20:30 të së premtes, në rrugën Lenormand, pranë numrit 137, pas një telefonate alarmi nga një banor i zonës. Sipas informacioneve paraprake, 36-vjeçari u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Në orën 20:35, në Rrugën Lenorman nr. 197 në Kolonos, një banor i zonës telefonoi Shërbimin e Ndërhyrjes së Menjëhershme duke raportuar për të shtëna. Oficerët e policisë nxituan në vendngjarje dhe gjetën një burrë 36-vjeçar me origjinë shqiptare të qëlluar brenda një makine. Në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja. Deri më tani, në lidhje me ngjarjen janë ndaluar dy persona”, thuhet në njoftim e policisë.

Gjatë këqyrjes paraprake të vendngjarjes, policia gjeti dy gëzhoja, ndërsa rrethanat dhe motivet e të shtënave mbeten ende të paqarta.

Në kuadër të hetimeve, dy persona janë arrestuar dhe po merren në pyetje nga autoritetet. Policia po mbledh prova dhe po shqyrton të gjitha pistat për të zbardhur ngjarjen.

1 / 5

The post Atentat ndaj 36-vjeçarit shqiptar në Athinë, gjendet i plagosur në makinë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e arsyetuar për ministren virtuale “Diella”

09.11.2026

Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale

08.11.2026

Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjobat e trafikut, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linqet e dyshimta

09.11.2026

Tensione në protestën para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë gjobat e policisë

09.11.2026