SHQIPERIA

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e mjeteve, gjobiten 37 protestues

Kosova.Today ·

Policia e Tiranës ka bërë me dije këtë të mërkurë se ka vendosur 37 gjoba ndaj protestuesve gjatë dy ditëve të fundit. Gjobat, sipas policisë, janë vendosur ndaj protestuesve pasi ata kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e...

Policia e Tiranës ka bërë me dije këtë të mërkurë se ka vendosur 37 gjoba ndaj protestuesve gjatë dy ditëve të fundit.

Gjobat, sipas policisë, janë vendosur ndaj protestuesve pasi ata kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Policia shton se ata u gjobitën me vlerën 5 000 lekë.

“Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimeve të 2 ditëve të fundit, vendosen 37 masa administrative.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 37 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimeve të zhvilluar me datë 09.11.2026 dhe 10.11.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.

Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë”, njofton policia.

The post Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e mjeteve, gjobiten 37 protestues appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

09.11.2026

Dëmtimi i pallatit në Elbasan nga shpërthimi, Demo nga vendngjarja: Po shqyrtojmë alternativat për zgjidhjen e situatës

10.11.2026

Gjobitja e të miturit jetim, Shehi: I varfri e pëson gjithmonë më shumë, masat për të trembur protestuesit

11.11.2026

Çfarë po ndodh me shtetin bektashi? Rama përgjigjet nga Parisi

10.11.2026