MAQEDONIA

Banka Popullore e Serbisë i heq licencën e punës Alta Bankës

Kosova.Today ·

Bordi Ekzekutiv i Bankës Kombëtare të Serbisë ka marrë vendim për t’i hequr licencën e punës “Alta Banka” a.d. Beograd. Me vendim gjyqësor, Agjencia për Sigurimin e Depozitave do të emërohet si administrator falimentimi, thuhet në njoftim....

Bordi Ekzekutiv i Bankës Kombëtare të Serbisë ka marrë vendim për t’i hequr licencën e punës “Alta Banka” a.d. Beograd. Me vendim gjyqësor, Agjencia për Sigurimin e Depozitave do të emërohet si administrator falimentimi, thuhet në njoftim.

Siç theksohet në njoftim, Bordi Ekzekutiv konstatoi se para revokimit të licencës u ndërmorën aktivitete mbikëqyrëse me qëllim që të sigurohet që banka të rrisë nivelin e likuiditetit të saj.

Më tej shtohet se u konstatua se “gjendja financiare e bankës është përkeqësuar ndjeshëm në periudhën e kaluar, ndërsa ekziston edhe mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të gjendjes financiare ose të likuiditetit të bankës – një situatë që rrezikon interesat e deponuesve të bankës”.

Agjencia për Sigurimin e Depozitave, brenda afatit prej shtatë ditësh pune, do të mundësojë pagesën e shumave të siguruara dhe qasjen në mjete për deponuesit, në përputhje me Ligjin për Sigurimin e Depozitave, thuhet në njoftimin nga Kabineti i Guvernatorit të NBS-së.

Kjo bankë ka arrit të ketë degë në shtete tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut, ku së fundi kjo bankë hyri duke blerë bankën e njohur me emrin “Stopanska Banka-Manastir”. Çfarë do të ndodhë me këtë bankë në vend pritet të ketë reagim edhe në Maqedoninë e Veriut. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Qindra foshnja lindin para kohe në Shkup, mjekët në betejë të përditshme për jetën e tyre

09.11.2026

Përplasja BDI–VLEN për gjuhën shqipe: Hoxha akuzon, VLEN kundërpërgjigjet me kritika ndaj Ahmetit

09.11.2026

Ahmeti me mesazh emocionues pas vdekjes së profesorit Zoran Spirovski: Do të mbahet mend për profesionalizmin dhe përkushtimin

08.11.2026

Me dokumente ‘zviceran’, por me zemër në Sllupçan: Dr. Mirsad Osmani – një histori suksesi në Zvicër (Video)

08.11.2026