SHQIPERIA

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë për arsimin policor, Hita viziton Akademinë e Policisë në Romë

Kosova.Today ·

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, vizitoi Akademinë e Policisë së Italisë, ku u prit nga drejtori i saj, Mario...

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, vizitoi Akademinë e Policisë së Italisë, ku u prit nga drejtori i saj, Mario Viola.      

Gjatë takimit, Hita vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar rëndësinë e arsimit dhe formimit profesional në ndërtimin e një policie moderne dhe profesionale.  

“Një polici profesionale dhe moderne ndërtohet mbi përgatitjen cilësore, integritetin dhe aftësitë e punonjësve të saj. Për këtë arsye, zhvillimi i Akademisë së Sigurisë është një nga prioritetet e mia. Synimi ynë është të zgjerojmë bashkëpunimin me institucionet tuaja arsimore përmes programeve të përbashkëta akademike, shkëmbimit të pedagogëve dhe ekspertëve, trajnimeve të specializuara”, u shpreh Hita.

Drejtori i Akademisë së Policisë italiane, Mario Viola, vlerësoi progresin e Akademisë së Sigurisë dhe rikonfirmoi mbështetjen për zhvillimin e saj.

“Vlerësoj progresin e Akademisë së Sigurisë të Policisë shqiptare, e cila tashmë është e akredituar dhe ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me shumë akademi në rajon, Evropë dhe ShBA. Jemi të lumtur që kontribuojmë në fuqizimin e saj. Akademia e Policisë italiane do të vijojë ta mbështesë përmes literaturës, trajnimeve, programit Master dhe çdo nevoje tjetër”, u shpreh Viola. 

Ndërsa rektori i Akademisë së Sigurisë, Ilirjan Mandro, falenderoi autoritetet dhe drejtuesit e Akademisë së Policisë italiane, për mbështetjen dhe kontributin në zhvillimin akademik e profesional. Ai vlerësoi rëndësinë e përafrimit të sistemeve të arsimit policor dhe vijimit të bashkëpunimit në programin Master “Hetimi i Krimit”, në fushën e trajnimeve, shkëmbimit të lektorëve dhe ndarjes së eksperiencave në policimin në komunitet.   

Bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe formimit policor përbën një investim të drejtpërdrejtë në profesionalizmin e punonjësve të Policisë dhe në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

The post Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë për arsimin policor, Hita viziton Akademinë e Policisë në Romë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton raportin e qëndrueshmërisë 2025: Rritje dhe tranzicion i gjelbër, shifrat e një industrie që sheh drejt vitit 2030

11.11.2026

“Revolucioni i flamingove”, Rama nga Dublini: Pas qershorit protestat ndryshuan, tani ka zogj të tjerë

11.11.2026

Ambasadori i Izraelit: Njerëzit që urrenin hebrenjtë tani nuk kanë frikë ta shprehin

11.11.2026

“Nuk dimë ku t’i çojmë lekët”, pjesë nga bisedat e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës për miliona euro dhe lingota ari

11.11.2026