SHQIPERIA

Begaj dekreton hartën e re territoriale, bashkitë reduktohen nga 61 në 46

Kosova.Today ·

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë, duke i hapur rrugë zbatimit të reformës që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46. Miratimi i kësaj reforme...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë, duke i hapur rrugë zbatimit të reformës që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Miratimi i kësaj reforme është shoqëruar me debate të forta politike mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe me protesta të banorëve në disa qytete, të cilët kanë kundërshtuar ndryshimet në organizimin e njësive të qeverisjes vendore.

Sipas hartës së re territoriale, Shqipëria do të organizohet në 46 bashki, ndërsa ndarja në 12 qarqe do të mbetet e pandryshuar.

Reforma synon riorganizimin e pushtetit vendor, ndërsa zgjedhjet e ardhshme lokale do të zhvillohen sipas ndarjes së re administrativo-territoriale.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Begaj dhe Mattarella presin krerët e komunave arbëreshe: Janë themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

09.11.2026

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, policia vendos 21 gjoba

09.11.2026

Demo: Shtohen masat e Policisë Rrugore për lehtësimin e trafikut në Tiranë

09.11.2026

Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes (VIDEO)

09.11.2026