SHQIPERIA

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, policia vendos 21 gjoba

Kosova.Today ·

Policia e Tiranës ka vendosur këtë të hënë 21 gjoba ndaj disa protestuesve, në vlerën 5 000 lekë, të cilët gjatë tubimit të djeshëm bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve. Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026...

Policia e Tiranës ka vendosur këtë të hënë 21 gjoba ndaj disa protestuesve, në vlerën 5 000 lekë, të cilët gjatë tubimit të djeshëm bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 21 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, policia vendos 21 gjoba appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

SPAK kërkon 2 vite burg të konvertuara në shërbim prove për Benet Beci

09.11.2026

Grabitja e 2 bankave dhe trafiku i drogës në Rinas, Policia e Tiranës jep detaje: Në pranga autorët

09.11.2026

Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë

08.11.2026

Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 150 vite burg për 6 të pandehurit dhe 8 vite për të penduarin Luftar Reçi

09.11.2026