JETA

Dua Lipa bëhet një nga emrat kryesorë të festivalit gjigant Coachella

Kosova.Today ·

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa do të jetë një nga emrat kryesorë të festivalit të njohur të muzikës Coachella, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në botë, transmeton albinfo.ch. Ylli me famë ndërkombëtare do të ngjitet në skenën...

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa do të jetë një nga emrat kryesorë të festivalit të njohur të muzikës Coachella, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në botë, transmeton albinfo.ch.

Ylli me famë ndërkombëtare do të ngjitet në skenën kryesore gjatë ditës së parë të festivalit, ku pritet të performojnë edhe artistë të tjerë të njohur, si Madonna, Zara Larsson, Peggy Gou dhe Kehlani.

Edhe ditët e tjera të festivalit do të sjellin emra të mëdhenj të muzikës botërore, përfshirë Tame Impala, The Neighbourhood, Becky G, SZA, Martin Garrix, Måneskin dhe Daddy Yankee.

Pjesëmarrja e Dua Lipës në mesin e artistëve kryesorë të Coachella-s përbën një tjetër paraqitje të rëndësishme të këngëtares shqiptare në skenën më të madhe ndërkombëtare të muzikës./Albinfo.ch

The post Dua Lipa bëhet një nga emrat kryesorë të festivalit gjigant Coachella appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra ftohet në takimin e BE-së për kërcënimet me bomba në aviacion

10.11.2026

Zvicër: Hakerët kërkojnë shpërblim për të dhënat e vjedhura, në mesin e tyre dyshohet se ka edhe informacione të inteligjencës

10.11.2026

Uji nga kondicioneri mund të bëhet shpëtim për lulet, xhamat dhe të ju kursejë para

10.11.2026

Komuniteti Musliman Shqiptar kundërshton stigmatizimin e xhamive shqiptare në Zvicër

10.11.2026