JETA

Zvicër: Hakerët kërkojnë shpërblim për të dhënat e vjedhura, në mesin e tyre dyshohet se ka edhe informacione të inteligjencës

Kosova.Today ·

Grupi i hakerëve “Akira” dyshohet se po kërkon shpërblim nga autoritetet zvicerane pas sulmit kibernetik ndaj fondit pensional Publica, nga i cili janë vjedhur të dhënat e mijëra qytetarëve. Përveç të dhënave personale dhe pensionale...

Grupi i hakerëve “Akira” dyshohet se po kërkon shpërblim nga autoritetet zvicerane pas sulmit kibernetik ndaj fondit pensional Publica, nga i cili janë vjedhur të dhënat e mijëra qytetarëve.

Përveç të dhënave personale dhe pensionale, ekziston dyshimi se në mesin e informacioneve të vjedhura ka edhe të dhëna të ndjeshme për policë të infiltruar dhe agjentë të shërbimeve inteligjente zvicerane.

Sipas transmetuesit publik zviceran SRF, fondi Publica dhe kompania që ofron shërbimet softuerike kanë mohuar se kanë pranuar kërkesa për shpërblim. Megjithatë, eksperti i sigurisë kibernetike Nicolas Mayencourt vlerëson se kërkesa mund t’u jetë drejtuar drejtpërdrejt autoriteteve federale.

Qeveria zvicerane nuk ka komentuar zyrtarisht nëse ka pranuar një kërkesë të tillë. Ndërkohë, për shkak të rrezikut që të dhënat e komprometuara mund të zbulojnë identitetin e personelit të inteligjencës, autoritetet dyshohet se kanë ndërmarrë masa shtesë sigurie, përfshirë mbrojtjen e personave me identitete të rreme dhe mundësinë e kthimit të disa pjesëtarëve nga misionet jashtë vendit.

Përballë kësaj situate, Zvicra ka tri mundësi: të pranojë rrezikun e publikimit të të dhënave, të negociojë për uljen e shumës së kërkuar ose të paguajë shpërblimin në mënyrë të fshehtë.

SRF rikujton se grupi “Akira” kishte marrë para edhe pas sulmeve kibernetike ndaj kompanisë zvicerane të industrisë së mbrojtjes, Ruag, pak më shumë se një vit më parë.

Autoritetet zvicerane zyrtarisht mbajnë qëndrimin se nuk duhet paguar shpërblim për hakerët dhe as të negociohet me ta.

The post Zvicër: Hakerët kërkojnë shpërblim për të dhënat e vjedhura, në mesin e tyre dyshohet se ka edhe informacione të inteligjencës appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

VIDEO/Mërgimtari rrëfen pritjen prej 8 orësh në kufi: Na nxorën nga autobusi, policia po kontrollon gjithçka

08.11.2026

Ramë Dardania sfidon kaosin: Arti shqiptar në zemër të Zvicrës

09.11.2026

Zvicër: Betejë për të ardhmen e aeroportit të Sionit, qytetarët vendosin më 29 nëntor

09.11.2026

Rame Lahaj pas koncertit në Vjenë: “Faleminderit nga zemra për dashurinë tuaj” 

10.11.2026