JETA

Bëhuni gati, Gimbo e Selin drejt martesës – zbulohet edhe data!

Kosova.Today ·

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj me DJ Gimbon do të bëhet më datë 5, pa zbuluar detaje të tjera. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, Orinda Huta vendosi...

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj me DJ Gimbon do të bëhet më datë 5, pa zbuluar detaje të tjera.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, Orinda Huta vendosi që t’a ngacmonte pak, në mënyrë që Selin të tregonte ndonjë detaj më shumë. Por sërish balerina vendosi që të mos tregonte muajin apo vitin që mund të mbahet dasma e saj me ish-banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“E sigurt që do të jetë më datë 5, kaq mund të them”, u shpreh Selin Bollati.

Pjesë nga biseda:

Orinda: Kishim dëgjuar se dasmën e kishit caktuar, apo e shtytë prapë?

Selin: Unë kam thënë një datë në horizont

Orinda: Data 5? Po cila 5, se tetori iku, tani nëntori…

Selin: E sigurt që do të jetë më datë 5 Orinda, kaq mund të them

Ori: Deri në dhjetor do t’a pyesim prapë, çdo muaj

Mira: Të shtunën tjetër ditën, pastaj muajin

Selin: T’a kthejmë në serial them, t’a propozojmë dhe në Netflix

Mira: Ti e bën mirë serialin, ke talent, e mban

Selin: Aktrimin e kam shumë qejf, e kam pasion, por jo në këtë rast.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rreth 750 mijë persona jetojnë në varfëri në Zvicër, krijohet këshilli i ri kombëtar

09.11.2026

Trajneri i ri i Fenerbahces merr vendimin e rëndësishëm për Vedat Muriqin

07.11.2026

Miliona monedha zvicerane do të humbasin vlerën, afati i fundit për këmbim është 31 dhjetori

09.11.2026

Hoteli tradicional në Zvicër nxirret në shitje për 2.5 milionë franga

07.11.2026