Berisha për emërimin e Demos si drejtues politik i Tiranës: Sfidë për konfliktualitet të madh, i aftë të kryejë çdo krim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim me qytetarët në rrjetin social Facebook, ka komentuar ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve, të bëra këtë të shtunë gjatë zhvillimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim me qytetarët në rrjetin social Facebook, ka komentuar ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve, të bëra këtë të shtunë gjatë zhvillimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së.
Konkretisht, Berisha ka komentuar emërimin e Ervin Demos, i cili ka marrë drejtimin e Tiranës së bashku me Albana Koçiun.
Emërimi i Demos në këtë detyrë konfirmon, sipas tij, se ai është i aftë të kryejë çdo krim dhe përbën një sfidë që mund të sjellë konfliktualitet të madh.
“Së pari, ka vënë Ervin Demon sepse konstatoi që ky kriminel gjatë fushatës është i aftë të kryejë çdo krim.
Dhe sigurisht vendosja e tij është një sfidë për konfliktualitet të madh. Është një kushtrim dhe thirrje për qytetarët e Tiranës të ngrihen përsëri në përballje me regjimin.
Ndërsa, për asambleistët e tij, mund të them se në tërësi ata janë një kolektivitet shumë herë më kriminal se banorët e burgut të Peqinit apo të Fierit.
A e morët vesh ju pse u thirr princesha e burgut, Sara Mile në SPAK?
Sepse drejtoresha e ndihmave sociale në Peqin, me urdhër të saj, sipas regjistrimeve, ka përdorur ndihmat sociale qartësisht për vota. Për të blerë vota!
A e dini ju që gjatë fushatës elektorale në qarkun e Elbasanit janë rrahur nga banda të gjithë kryetarët e bashkive socialistë, përveç atij të Gramshit, i cili e kishte vëllanë prokuror dhe kishin frikë se do t’i arrestonte.
Pra, a është Sara mëkatarja më e madhe? Jo, ju them unë, nuk është. Aty ka bosë të krimit, përveç Padrinos, kreu i grupit parlamentar, njeri që sipas dokumenteve shtetërore zyrtare, ka porositur vrasje. Dhe një gjykatëse, një prokuror, kanë vendosur të djegin regjistrimin, i cili i përkiste numrit telefonik të Taulant Ballës. Dhe i përkiste emrit Taulant”, u shpreh Berisha.
The post Berisha për emërimin e Demos si drejtues politik i Tiranës: Sfidë për konfliktualitet të madh, i aftë të kryejë çdo krim appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.