SHQIPERIA

Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata

Kosova.Today ·

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se vendi do të përfshihet nga reshje mesatare deri në shumë intensive në disa qarqe të vendit, gjatë pasdites së kësaj të enjte dhe ditës së nesërme, 13 nëntor. Sipas parashikimeve të...

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se vendi do të përfshihet nga reshje mesatare deri në shumë intensive në disa qarqe të vendit, gjatë pasdites së kësaj të enjte dhe ditës së nesërme, 13 nëntor.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë pasdites së 12 nëntorit, reshje mesatare deri lokalisht shumë intensive, të shoqëruara me shtrëngata, priten në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Ndërsa për ditën e nesërme, reshje intensive deri lokalisht shumë intensive parashikohen në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

AKMC paralajmëron se si pasojë e reshjeve mund të ketë grumbullime të përkohshme të ujit në disa zona urbane, ndërsa në zonat malore ekziston rreziku i vërshimeve të përrenjve dhe rrëshqitjeve të dherave.

Agjencia u ka kërkuar strukturave vendore të marrin masa parandaluese, të monitorojnë zonat me rrezik dhe të mbajnë në gatishmëri kapacitetet për ndërhyrje në rast nevoje.

Ndërkohë, qytetarëve u është bërë thirrje të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve, veçanërisht në zonat e ekspozuara ndaj rrezikut, si dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

The post Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama nga Dublini: Ishulli i Sazanit nuk është shitur, orientimi ynë është BE

12.11.2026

Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit

12.11.2026

Lufta në Ukrainë, Rama ‘kritika’ Europës nga Dublini: Gabim i madh që hoqi dorë nga diplomacia me Rusinë

11.11.2026

Produktet ushqimore për kafshë, AKU harton plan 3-mujor pas rasteve jokonforme

12.11.2026