SPORTI

“Bomberi” i ri i Kosovës vazhdon shkëlqimin – Enis Rexhepi realizon dy gola për Stuttgartin

Kosova.Today ·

Enis Rexhepi po vazhdon të shkëlqejë në futbollin gjerman, ndërsa këtë herë ka qenë protagonist me dy gola në ndeshjen e Stuttgartit U19 ndaj Unterhachingut. Sulmuesi shqiptar realizoi dy herë në këtë përballje, e cila përfundoi me...

Enis Rexhepi po vazhdon të shkëlqejë në futbollin gjerman, ndërsa këtë herë ka qenë protagonist me dy gola në ndeshjen e Stuttgartit U19 ndaj Unterhachingut.

Sulmuesi shqiptar realizoi dy herë në këtë përballje, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 3-3, duke dëshmuar edhe një herë potencialin dhe nuhatjen e tij para portës kundërshtare.

Paraqitjet e mira të Rexhepit në Gjermani kanë marrë vëmendje edhe në nivelin e përfaqësueses, pasi ai ka marrë për herë të parë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës.

Kamberi, Kurtulus dhe Rexhepi: Kush janë tri prurjet e reja te Kosova?

Talenti i Stuttgartit U19 është përfshirë në listën e Dardanëve për dy ndeshjet e muajit nëntor, ndaj Izraelit dhe Irlandës, duke pasur mundësinë të bëjë hapin e parë në rrugëtimin e tij me fanellën e Kosovës.

Dy golat e fundit janë një tjetër sinjal pozitiv për Rexhepin, i cili tashmë synon ta shfrytëzojë edhe mundësinë e dhënë nga përzgjedhësi i Kosovës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Enis Zeqiri, talenti 18-vjeçar në Danimarkë që ëndërron fanellën e Kosovës

05.11.2026

MË NË FUND VJEN MOMENTI I ZHEGROVËS? Sonte mund të jetë titullar ndaj Fiorentinës

08.11.2026

Liverpooli dhe Milani i bashkohen Manchester Unitedit në garën për yllin e Barcelonës

04.11.2026

Xhaka rikthehet zyrtarisht te Zvicra

05.11.2026