SHQIPERIA

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Kosova.Today ·

Bordi i Transparencës në mbledhjen e kësaj të marte ka vendosur të ulë çmimet për karburantet. Gjatë mbledhjes, Bordi i Transparencës vendosi që benzina do të shitet jo më shumë se 167 lekë për litër. Ndërsa nafta do të shitet jo më shumë...

Bordi i Transparencës në mbledhjen e kësaj të marte ka vendosur të ulë çmimet për karburantet. Gjatë mbledhjes, Bordi i Transparencës vendosi që benzina do të shitet jo më shumë se 167 lekë për litër. Ndërsa nafta do të shitet jo më shumë se 208 lekë për litër.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  196 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 167 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 155 lekë/litër”, thuhet në njoftim.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi nga sot në orën 13:45 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg”, thuhet më tej në njoftim.

The post Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Grabitja e 2 bankave dhe trafiku i drogës në Rinas, Policia e Tiranës jep detaje: Në pranga autorët

09.11.2026

Me lëndë narkotike dhe armë me vete, arrestohet në zonën e Liqenit të Çekrezës 42-vjeçari me precedent penal

10.11.2026

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush emërohet në vend të tij

09.11.2026

Shqipëria, tregu kryesor i eksporteve të Kosovës me 182 milionë euro

08.11.2026