SHQIPERIA

Grabitja e 2 bankave dhe trafiku i drogës në Rinas, Policia e Tiranës jep detaje: Në pranga autorët

Kosova.Today ·

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Oliger Torba këtë të hënë ka dalë në një konferencë për mediat ku ka dhënë detaje lidhur me operacionet e zhvilluara në një bankë dhe një rast të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet...

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Oliger Torba këtë të hënë ka dalë në një konferencë për mediat ku ka dhënë detaje lidhur me operacionet e zhvilluara në një bankë dhe një rast të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Aeroportit të Rinasit.

Torba bën me dije se autori i vjedhjes në dy filiale bankare është vënë në pranga dhe janë sekuestruar  8 200 euro, veshje të përdorura gjatë kryerjes së veprave penale dhe 2 aparate celularë. Më tej ai thekson se një operacion tjetër të zhvilluar në aeroportin e Rinasit janë vënë në pranga 3 persona.

Gjatë kontrollit, në një valixhe u gjetën dy paketime me material bimor, të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis sativa. Pronari i dyshuar i valixhes një 51-vjeçar grek ishte larguar nga aeroporti menjëherë pas mbërritjes.

Policia bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij në rrugën e Durrësit, ku u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjithashtu, dje u kapën dhe u ndaluan 3 të rinjtë ndaj të cilëve ishte caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Fjala e plotë:

Sot jemi këtu për t’ju informuar mbi rezultatet e punës hetimore të Policisë së Tiranës, për zbardhjen e dy vjedhjeve me armë në dy filiale bankare, si dhe goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Aeroportit të Rinasit.

Pavarësisht angazhimit intensiv të strukturave të Policisë gjatë protestave, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, puna hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale ka vijuar pa ndërprerje.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera me metoda speciale, nga strukturat hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u finalizua operacioni policor i koduar “Gjuetari i Bankave”.

Në kuadër të këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasi R. D., alias A. D., 50 vjeç, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve nën kërcënimin e armës së zjarrit, të kryera më datë 02.06.2026 dhe 02.11.2026, në dy filiale bankare në Tiranë.

Identifikimi i tij u arrit falë punës profesionale hetimore, përdorimit të sistemeve teknologjike për identifikimin e personave pavarësisht maskimit, si dhe analizimit të veshjeve të përdorura gjatë vjedhjeve.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan ; 8 200 euro, Veshje të përdorura gjatë kryerjes së veprave penale dhe 2 aparate celularë. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fly”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe autoritetet doganore, bazuar në informacionet e siguruara ushtruan kontroll në bagazhet e pasagjerëve të linjës ajrore Athinë–Rinas.

Gjatë kontrollit, në një valixhe u gjetën dy paketime me material bimor, të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis sativa.

Pas veprimeve intensive hetimore u identifikua poseduesi i dyshuar i valixhes, shtetasi grek M. P., 51 vjeç, i cili ishte larguar nga aeroporti menjëherë pas mbërritjes.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij në rrugën e Durrësit, ku u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Lënda e dyshuar narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, dje, nga Strukturat hetimore, u kapën dhe u ndaluan 3 shtetas me masë sigurie “Arrest me burg” konkretisht;

– O.K. 29 vjeç

– G.S. 28 vjeç

– S.H. 20 vjeç

Të nderuar qytetarë! Policia e Tiranës mbetet maksimalisht e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit, si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale.

The post Grabitja e 2 bankave dhe trafiku i drogës në Rinas, Policia e Tiranës jep detaje: Në pranga autorët appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

08.11.2026

7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, lihet ‘detyrim paraqitje’ mësuesi i fizkulturës në Selenicë

08.11.2026

Inflacioni arrin në 3.4%, ushqimet dhe transporti shtrenjtojnë jetesën

09.11.2026

Reforma Zgjedhore/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, i jep afat PS-së të reflektojë deri në orën 11:00

09.11.2026