SHQIPERIA

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Kosova.Today ·

Bordi i Transparencës ka vendosur të enjten uljen e çmimeve të karburanteve në vend. Sipas vendimit të ri, nafta do të tregtohet me një çmim maksimal prej 210 lekësh për litër në pikat e shitjes me pakicë, ndërsa në shitjen me shumicë çmimi...

Bordi i Transparencës ka vendosur të enjten uljen e çmimeve të karburanteve në vend.

Sipas vendimit të ri, nafta do të tregtohet me një çmim maksimal prej 210 lekësh për litër në pikat e shitjes me pakicë, ndërsa në shitjen me shumicë çmimi nuk duhet të kalojë 198 lekë për litër.

Edhe benzina pëson ulje. Çmimi i saj është përcaktuar në jo më shumë se 169 lekë për litër në pakicë dhe 157 lekë për litër në shumicë.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi këtë të enjte, në orën 13:45, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

 “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 169  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 157  lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 ora  13.45 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.

The post Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Grabitja e 2 bankave dhe trafiku i drogës në Rinas, Policia e Tiranës jep detaje: Në pranga autorët

09.11.2026

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, në vend të tij emërohet Andrea Shllaku

09.11.2026

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari Arnold Jaho, i dënuar me 7 vite burg dhe i akuzuar për disa vepra penale

08.11.2026

Protesta në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen 7 të tjerë. Njëri prej tyre mbante kanabis, mjet shpues dhe imitim arme zjarri

08.11.2026